Vllaznia nis stërvitjen, ja ku do e zhvillojnë shkodranët fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2020 | 22:28

Vllaznia nis stërvitjen, ja ku do e zhvillojnë shkodranët fazën përgatitore

Kanë marrë fund pushimet e festave të fundvitit për Vllazninë, pasi skuadra shkodrane ka zbritur në fushën e blertë, ditën e sotme.

vllaznia

Vllaznia kështu ka nisur seancat stërvitore edhe pse mungonte trajneri Mirsad Jonuz, i cili do bashkohet me skuadrën për fazën përgatitore që do zhvillohet në qytetin e Ohrit dhe do zgjasë dy javë.

Edhe pse skuadra nuk ka bërë keq pjesën e parë të sezonit, trajneri ka theksuar gjithmonë se ekipi ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit, të cilat pritet të bëhen nga drejtuesit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"