Vllaznia kryen goditjen e radhës në merkato, Pepa firmos për dy vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2016 | 22:21

Vllaznia kryen goditjen e radhës në merkato, Pepa firmos për dy vite

Ekipet e Superligës kanë filluar prej kohësh lëvizjet në merkato dhe Vllaznia nuk mbetet pas në këtë drejtim.

13435355_1051042854972740_7837441521130959777_nShkodranët kanë marrë së fundmi edhe sulmuesin e Bylisit, Brunild Pepan. Lajmin e ka konfirmuar sot në mesditë klubi i Vllaznisë.

“Sulmuesi 26 vjeçar Brunild Pepa ka hedhur firme ne kontrate dhe tashme ai per dy sezonet e ardhshme do te jete pjese e skuadres kuqeblu”,-njofton klubi.

13466419_1051042808306078_376552388855605474_n

Pas një sezoni jo shumë të suksesshëm në Superligë me vendin e 6 në klasifikimin e përgjithshëm, drejtuesit e Vllazinisë kanë premtuar për rezultate më pozitive në sezonin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"