Vllaznia, katër lëvizje për kthesën/ Josa gati t’i besojë të riut Alivoda për duelin e sotëm ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 14:30

Vllaznia, katër lëvizje për kthesën/ Josa gati t’i besojë të riut Alivoda për duelin e sotëm ndaj Kastriotit

Vllaznia do të jetë e penalizuar sërish nga mungesat edhe në takimin e së dielës ndaj Kastriotit në orën 17:45.

TIRANA VLLAZNIA 1

Pas dy mungesave të konfirmuara, që në ditën e parë të përgatitjeve për këtë takim, dy ditë para sfidës, numri rritet dhe mësohet se ka shkuar në tre.

Malazezi Darko Bulatoviç do të jetë mungesa e radhës për teknikun Josa. Ai ka ndier disa shqetësime dhe pas ekzaminimeve, mjeket i kanë rekomanduar të mos luajë në ndeshjen e radhës.

ZËVENDËSUESI

Në këtë mënyrë, trajnerit Josa tashmë i duhet të mendoje një zgjidhje tjetër, për të ndryshuar edhe në mesfushë.

Gjasat janë që në vend të tij të luajë Dajan Shehi, por nuk përjashtohet mundësia që t’i besohet edhe 19-vjeçarit Flori Spahija.

Trajneri Josa po tregon se dëshiron t’u japë besim të rinjve dhe mbase edhe këtë herë në fushë të jetë Spahija.

Por mesa mësohet alternativa nuk është mes dyshes Shehi e Spahija, por mund të ketë edhe ndonjë lëvizje tjetër.

Spahija shikohet edhe si një mundësi në vend të Juriç, i cili me aktivizimin e Shehit, do të zhvendoset në të majtë të qendrës së mesfushës. Mungesa do të ketë edhe mesfusha.

RIKTHIMET

Pas Latifit, që mungon prej disa javësh, iu shtua edhe Boshnjaku, i cili doli i dëmtuar në ndeshjen e fundit kundër Egnatias.

Por në mesfushë ka një rikthim, siç është Herald Marku, që kthehet pas pezullimit dhe shikohet si mundësi e mirë për të qenë përkrah Jonuzit e Heriçit në mesin e fushës.

Por mesa mësohet ka edhe një lojtar tjetër, që e ka zëvendësuar Boshnjakun pas dëmtimit të pësuar.

ALIVODA

Ai është i riu Rean Alivoda. Një nga lojtarët, që ndoshta mund t’i besohet në takimin e së dielës është edhe Rejan Alivoda. 19-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit, mund të jetë një alternativë shumë e vlefshme për të zëvendësuar Boshnjakun.

Një zëvendësim i tillë kalon në balotazh dyshen Heriç e Marku, që do të luftojnë për një vend titullari. Alivoda zhvilloi një paraqitje, që mund të quhet pozitive në një takim, ku Vllaznia u paraqit dobët.

Megjithatë, ende nuk është vendosur përfundimisht mbi formacionin titullar, që do zbresë në fushë kundër Kastriotit. Një rikthim i rëndësishëm për Vllazninë është edhe ai i mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj.

VLL (1)

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"