“Vllaznia kandidate kryesore për titullin”, flet kapiteni Taipi: Ju tregoj armën e fortë të Shqipërimit dhe timen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 21:15

“Vllaznia kandidate kryesore për titullin”, flet kapiteni Taipi: Ju tregoj armën e fortë të Shqipërimit dhe timen

Kukësi është duke zhvilluar fazën përgatitore në Slloveni. Skuadra verilindore është duke u përgatitur maksimalisht nën drejtimin e trajnerit italian Longo. Pas largimit të Agim Ibraimit, shiritin e kapitenit në këtë sezon të ri te skuadra e Kukësit, do e mbajë mesfushori Gjelbërim Taipi.

Taipi

28-vjeçari ka folur së fundmi nga Sllovenia, ku në një prononcim për “RTSH Sport”, vlerësoi Vllazninë si pretendente kryesore për fitimin e titullit kampiona. Taipi gjithashtu foli edhe për afrimin e vëllait të tij Shqipërim Taipi te skuadra verilindore, nga radhët e Skënderbeut.

FAZA PËRGATITORE- Faza po ecën në mënyrë të shkëlqyer, kushtet janë të mrekullueshme për stërvitje. Dalëngadalë ekipi po kompletohet. Po njihemi me njëri-tjetrin. Mendoj që kemi punuar mjaft mirë dhe jemi gati për fillimin e kampionatit. Na pret një punë mjaf e madhe sepse të gjitha skuadrat në Shqipëri janë përforcuar me futbollista kualitativ. Mendoj që pretendimet e ekipit të Kukësit dihen. Në 10 vitet e fundit Kukësi ka marrë pjesë në Europë. Objektiv kryesor kemi Europën, por pse jo të mos prendojmë edhe vendin e parë.

SHIRITI I KAPITENIT- Është një përgjegjësi e madhe. Gjatë vitit të kaluar kam mësuar shumë nga ish-kapiteni Agim Ibraimi, kështu që mundohem t’i përgjigjem denjësisht detyrës për të qenë një kapiten, duke ndihmuar të rinjtë dhe duke marrë ekipin në kontroll.

AFRIMI I VËLLAIT, SHQIPËRIM TAIPI- Është hera e parë që jemi në një ekip. Në vitin e kaluar kemi qenë 4 herë kundërshtarë. Tani është edhe një armë e fortë. Do mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin sa më shumë. Arma e tij më e fortë është puna difensive, ndërsa ana ime më e fortë është puna ofensive. Dalë nga dalë po konkludohemi dhe do të vazhdojmë të japim më të mirën për ekipin e Kukësit.

PRETENDENTËT PËR TITULL- Unë mendoj që këtë vit do të jetë prapë kandidat kryesor për titullin Vllaznia që ka ruajtur boshtin. Laçi gjithashtu ka ruajtur boshtin. Tirana, Partizani, janë 4-5 ekipe, duke mos anashkaluar ekipin e Dinamos që ka hyrë furishëm në merkato. Jemi 5-6 ekipe që pretendojmë për 4 vendet e para”, u shpreh Taipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"