“Vllaznia ka më shumë njerëz se Laçi, por jo një drejtues si kurbinasit”, Vata: Bashkia e Shkodrës është fajtore kryesore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 11:34

“Vllaznia ka më shumë njerëz se Laçi, por jo një drejtues si kurbinasit”, Vata: Bashkia e Shkodrës është fajtore kryesore

Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata kritikoi Bashkinë e Shkodrës për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Vllaznia.
rudi vata roko]
Në studion e “Rubrikës Sportive”, ai u shpreh se Vllaznia po përdoret politikisht duke u dëmtuar. Ish-mbrojtësi kuqezi shtoi se klubi shkodran ka më shumë punonjës se Laçi, por nuk ka një drejtues të zotin.

“Vllaznia ka shumë persona, më shumë se Laçi, por nuk ka një drejtues si Laçi për të qenë e niveleve të larta. Ajo është menaxhuar keq nga bashkia dhe fajtori kryesor është Bashkia e Shkodrës. Të gjithë ata që ka punësuar për të menaxhuar Vllazninë kanë qenë persona edhe në aspektin intelektual, edhe të menaxhimit, edhe të integritetit, që nuk kanë qenë si duhet për të përfaqësuar Shkodrën. Vllaznia ka stadium, futbollistë nga akademia, por ka shumë pak njerëz që punojnë për Shkodrën brenda saj. Sa më shumë që të përdoret politikisht, aq më shumë do të ketë probleme. Kur të kalojë në dorën e një personi me një vizion të qartë për Vllazninë, atëherë do të ketë sukses.

Çfarë e pengon Alban Xhaferin të prezantojë platformën e vet hapur?! Njerëzit në Shkodër duan të dëgjojnë fjalë të vërteta e jo premtime boshe. Shkodra është mbushur me mashtrime.

Morën trajner që bëri punë të mirë, shfaqi pretendime, theksoi gjithmonë që ka probleme në të gjitha aspekteve. Nuk e mbështetën, e lanë vetëm, u largua. Për një qytet si Shkodra, i huaji që vjen, largohet pastaj me mendime e përshtypje të këqijaKy është produkt i njerëzve që marrin vendime dhe sipas meje i kanë marrë vendimet e gabuara dhe të qëllimshme”, deklaroi Vata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"