“Vllaznia është ndoshta skuadra kampione”, Gvozdenoviç pas humbjes së Skënderbeut: Një episod vendosi ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 19:38

“Vllaznia është ndoshta skuadra kampione”, Gvozdenoviç pas humbjes së Skënderbeut: Një episod vendosi ndeshjen

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, nuk kishte shumë gjëra për t’i kritikuar lojtarëve të tij pas ndeshjes së humbur në shtëpi ndaj Vllaznisë.

gvozdenovic

“Ky është futbolli. Unë dua t’i uroj ekipit të Vllaznisë shumë suksese në të ardhmen. Është një skuadër e mirë, ndoshta skuadra kampione. Sot tregoi edhe eksperiencë. Ne i provuam të gjitha, edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, por me një episod u vendos ndeshja dhe na kushtoi tre pikët.

Humbim shumë raste, ky është futbolli. Unë jam i sigurt që çunat donin të shënonin gol, ishte dy herë Rashica, një herë Nikaj, Rabiu në sekondat e fundit. Unë jam i sigurt që bëmë gjithçka me dëshirën për të bërë gol. Por nuk ia dolën dhe Vllaznia e meritoi të fitonte ndeshjen.

Ishim në rregull në fushë, provova module të ndryshme në sulm. Në 5 minutat e fundit i futa në qendër se do provonim me top të gjatë me krosime.

Nuk është fundi i botës, por nuk ishte mirë, patjetër, se ishte ndeshje në shtëpi dhe atmosfera e bukur. Nuk jemi kënaqur fare me rezultatin. Vllaznia do luftojë për kampion dhe ishte në Korçë, ku ne mëndnim për fitore. Por e thashë që bravo Vllaznia, e ne të mendojmë për javën tjetër.

Të gjithë javët janë të vështira, edhe kundër Kukësit ishte, përsëri një javë e vështirë ndaj Egnatias. Por nga fillimi ishte kështu e do vazhdojë deri në fund”, tha Gvozdenoviç pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"