Vllaznia e femrave nuk di të ndalet, vajzat kuqeblu triumfojnë dhe në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 21:23

Vllaznia e femrave nuk di të ndalet, vajzat kuqeblu triumfojnë dhe në Kupën e Shqipërisë

Vllaznia në futbollin e femrave ka triumfuar me rezultatin e thellë përballë Tiranës, 7-0, duke ngritur kështu edhe Kupën e Shqipërisë në edicionin e saj të 13-të.

vllaznia femra

Në stadiumin e Rrogozhinës, vajzat kuqeblu nuk treguan mëshirë duke shënuar katër herë në pjesën e parë dhe tre herë në të dytën.

Kështu ato bëhen rekordmene edhe në Kupën e Shqipërisë, të cilën ashtu si kampionatin, e kanë fituar për të nëntën herë radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"