Vllaznia “blindon” edhe një titullar, rinovon mesfushori që interesoheshin disa ekipe në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 19:16

Vllaznia “blindon” edhe një titullar, rinovon mesfushori që interesoheshin disa ekipe në Superiore

Vllaznia ka nisur të marrë formë për ediocion e ri. Drejtuesit shkodranë kanë “blinduar” një tjetër titullar. Bëhet fjalë për mesfushorin Herald Marku, i cili kohët e fundit kishte zgjuar interesin e disa skuadrave të Superiores, si Partizani, Kukësi, Kastrioti si dhe Apolonia.

mARKU

Sponsori Alban Xhaferi, mesfushori Herald Marku dhe menaxheri Elton Marini

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta sa mesfushori ka nënshkruar kontratë 1+1 dhe do të jetë pjesë e shkodranëve për të paktën edhe 1 sezon. Në ditët në vijim pritet të ketë të tjera zhvillime për sa i përket rinovimeve apo afrimeve në skuadrën shkodrane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"