Vllazni e re, por me avaze të vjetra. Flet drejtori Djarmati: Nuk jemi gati, po na prish shumë punë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 8:55

Vllazni e re, por me avaze të vjetra. Flet drejtori Djarmati: Nuk jemi gati, po na prish shumë punë…

Vllazni e re, por me avaze të vjetra. Kjo është panoramika që e ka shoqëruar skuadrën shkodrane në seancën e parë stërvitore, pasi stafi ka pasur në dispozicion një grup të cunguar lojtarësh. Në një prononcim për mediat lokale, drejtori i ri i klubit, Matko Dajrmati, ka deklaruar se Vllaznia nuk ka qenë gati për fillimin e punës, por ka qenë kërkesa e trajnerit për të nisur menjëherë.

vllaznia

Djarmati ka treguar edhe vështirësitë, pasi sipas tij, tregu kosovar ofron më shumë për lojtarët, ndaj është e vështirë që t’i bindin. “Sot është dita e parë e stërvitjes me lojtarët që janë në kontratë. Lojtarët që ishin sezonin e kaluar është e vështirë të mbyllim kontratën më to. Ka 2 javë që bëjmë bisedime, por është e vështirë. Gjithsesi jam optimist se do të ndërtojmë një ekip cilësor, por problemi është se na duhet koha, edhe pse nuk kemi kohë të mjaftueshme.

Skuadra nuk ishte përgatitur për të dalë në stërvitje, por ishte kërkesë e trajnerit për të dalë me lojtarët që janë në dispozicion. Nuk e di çfarë ka ndodhur këto vite, por tregu kosovar po na prish planet e lëvizjes së lojtarëve në merkato.

djarmati

Kjo pasi çdo lojtar që kemi në plan ne apo bëjmë diskutim, marrin oferta dyfish apo trefish më shumë se kemi mundësi ne. Kemi problem, por po punojmë fort çdo ditë dhe jam optimist se do të bëjmë ekip cilësor. Jam optimist, jap maksimumin tim, punoj 12–15 orë në ditë. Nuk kam qejf të shoh çfarë ishte mbrapa, shoh vetëm përpara”, u shpreh Djarmati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"