Vlerësim i lartë nga UEFA, cakton gjyqtaren shqiptare në Europianin U17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 22:34

Vlerësim i lartë nga UEFA, cakton gjyqtaren shqiptare në Europianin U17

Një gjyqtare shqiptare do të jetë e pranishme në fazën finale të Europianit U17 për femra që do të zhvillohet në muajin maj në Suedi. UEFA ka vendosur që t’i besojë një rol protagonisteje në këtë turne edhe vijërojtëses nga Durrësi, Edjena Kapxhiu.

kapxhiu rusta

Kjo e fundit, është pajisur me stemën e FIFA-s këtë vit dhe bashkë me Emanuela Rustën, u caktua pak muaj më parë që të gjykonte një ndeshje në Ligën e Kampioneve për femra.

Tani, për të do të jetë mundësia të tregojë veten edhe në një aktivitet prestigjioz si Europiani U17 që zhvillohet në Suedi në javët e ardhshme.

sdfdsfdsfdsdsffds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"