Vijon eksodi te klubi i Superiores, futbollisti 30-vjeçar zgjedh të mos rinovojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 21:59

Vijon eksodi te klubi i Superiores, futbollisti 30-vjeçar zgjedh të mos rinovojë

Vazhdon eksodi te klubi i Egnatias, pas trajnerit Ramadani dhe futbollistëve, Magani, Imeri, Allmuça, Ymeralilaj, Telushi, Shyti dhe Hasanbelli, i larguari i radhës nga rogozhinasit është mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Filip Duranski.

XHEKSON DURANSKI

Aventura e tij me Egnatian ka zgjatur vetëm 6 muaj, ndërkohë që së fundmi 30-vjeçari ka zgjedhur që të mos rinovojë kontratën dhe do të kërkojë një eksperiencë të re.

Me fanellën e skuadrës shqiptare Duranski regjistroi  15 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupë, teksa kontribuoi me 4 asiste në 1270 minuta të aktivizuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"