VIDEO/ Zhgënjen Mançesteri, Murinjo humb sfidën ndaj rivalit të vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 17:41

VIDEO/ Zhgënjen Mançesteri, Murinjo humb sfidën ndaj rivalit të vjetër

Mançester Junajtid ka zhgënjyer përballë Njukasëllit në sfidën e sotme duke humbur 1-0. Duelin midis “armiqve” të vjetër, Hoze Murinjo dhe Rafa Benitez e fiton ky i fundit.

i

Ka qenë një paraqitje shumë larg pritshmërisë për të besuarit e trajnerit portugez, edhe pse në fushë ai kishte hedhur arsenalin e plotë, me Lukakun, Sancez, Pogba, etj.

DVw_jz-XcAIJ_lW

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65-të nga Mat Ritçi, që vendosi sfidën. Gjithsesi Junajtid ndodhet në pozita të favorshme në vendin e dytë, sepse titulli tashmë i ka rrëshqitur nga duart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"