VIDEO/ Zaniolo bën sërish protagonistin me gol, Gallatasarai triumfon në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 21:44

VIDEO/ Zaniolo bën sërish protagonistin me gol, Gallatasarai triumfon në minutat e fundit

Nikolo Zaniolo është shndërruar në një protagonist absolut në kampionatin turk me fanellën e Gallatasarait. Ylli Italian gjeti golin e dytë në vetëm 3 ndeshje me kryesuesit e kampionatit, që mbrëmjen e sotme mposhtën Adana Demirspor me rezultatin 2-0.

bandicam 2023-04-01 21-43-33-825

Një fitore e vuajtur për vendasit, që për të gjetur golin e parë iu deshën të prisnin 86-të minuta kur Midtsjo tundi rrjetën, ndërkohë sfidë ne vulosi Zaniolo, që në minutën e 98-të shndërroi në gol një 11-metërsh.

Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel u aktivizua edhe Milot Rashica, i cili në fund të sfidës u vlerësua me notën 7.3 nga “Flashscore.

Me këtë fitore Galatasarai udhëheq kampionatin me 63 pikë në 26 ndeshje, 9 më shumë se ndjekësit e Fenerbahçes, që kanë 2 ndeshje më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"