VIDEO/ Xhiro e 23-të në Kategorinë Superiore, shikoni golin më të bukur dhe gafën e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 20:57

VIDEO/ Xhiro e 23-të në Kategorinë Superiore, shikoni golin më të bukur dhe gafën e javës

Idriz Batha shënoi golin më të bukur të javës së 23-të në Kategorinë Superiore. Mesfushori i Tiranës ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi në minutën e 85-të ndaj Kukësit, duke e dërguar topin në trekëndësh nga një distancë prej 22 metrash.bandicam 2020-02-21 19-45-27-808

Gjithashtu gola mjaft të bukur me aksione mund të quhen edhe ato të Kobinah në fitoren 2-1 ndaj Kukësit, si dhe të Dejvi Bregut dhe Arbër Çyrbjes në Skënderbeu-Teuta.

Portieri i Bylisit, Isli Hidi ishte në një ditë të errët në ndeshjen kundër Partizanit në stadiumin “Air Albania”.

Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Bylisit, i dhuroi me dorë topin e golit të parë Melos, ndërsa bëri edhe një dalje të pastudiuar mirë në momentin që Çinari goditi me kokë dhe dyfishoi shifrat. bandicam 2020-02-22 17-08-41-128

Te gafat e javës futet edhe autogoli i qendërmbrojtësit të Luftëtarit, Armenis Kukaj, në sfidën me Vllazninë.

Goli i Bathës:

Gafa:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"