VIDEO/ Xhaka i thotë lamtumirë Arsenalit me stil, mesfushori shqiptar gjen dy herë rrjetën në ndeshjen e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 17:53

VIDEO/ Xhaka i thotë lamtumirë Arsenalit me stil, mesfushori shqiptar gjen dy herë rrjetën në ndeshjen e fundit

Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, teksa pritet që shumë shpejtë të veshë fanellën e Bajer Leverkusenit në Gjermani.

xhaka

Gjithsesi, lamtumira e tij nga “topçinjtë” duket si më e bukura për të, pasi brenda tre minutave gjeti dy herë rrjetën kundër Ullvërhemptonit.

Në minutën e 11’, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën mori një krosim në zonë dhe me një gjuajtje me kokë nuk gaboi.

Tre minuta më vonë, ai përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje gjeti golin e dytë për Arsenalin dhe të dytin personal gjithashtu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"