VIDEO/ Vllaznia spostohen në sallën e forcës, sulmuesi Cise dhuron spektakël me… topin e tenisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 15:09

VIDEO/ Vllaznia spostohen në sallën e forcës, sulmuesi Cise dhuron spektakël me… topin e tenisit

Vllaznia nuk ka zhvilluar një stërvitje të zakonshme gjatë së mërkurës. Trajneri Tomas Brdariç, duke parë edhe ngarkesën e madhe që ka marrë skuadra këtë periudhë, për të shmangur traumat në fushën me bar sintetik, e ka zhvendosur ekipin në sallë force.

Cise

Për afro 90 minuta lojtarët bënë ushtrime të ndryshme. Nuk mungoi “show”, ku protagonist ishte sulmuesi Cise, i cili i surprizoi të gjithë me spektaklin e dhuruar me topin e tenisit.

Sot skuadra pritet që t’i kthehet sërish punës në fushë, ku trajneri do të punojë në të gjitha drejtimet. Natyrisht, me ditët që ikin, tashmë fokusi do të jetë tek ana taktike dhe fiksimi i formacionit për ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Ky takim do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 në stadiumin e Korçës. Një tjetër fitore do ta qetësonte edhe më shumë ekipin në rrugën drejt titullit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"