VIDEO/ Vizita e Infantinos në Tiranë, batutat e Ramës: Duka është bërë si lideri suprem i epokës. Tani thonë që VAR-i varet nga ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 18:33

VIDEO/ Vizita e Infantinos në Tiranë, batutat e Ramës: Duka është bërë si lideri suprem i epokës. Tani thonë që VAR-i varet nga ai

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka mbërritur në vendin tonë për një vizitë ku inauguron kompleksin e ri sportiv në Shtëpinë e Futbollit, një ceremoni ku ishin të pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

bandicam 2022-09-29 18-24-12-216

Gjatë turit në zyrat e FSHF-së, të gjithë vizituan Muzeun e Futbollit që gjendet në ambientet e institucionit dhe aty kryeministri Rama nuk i rezistoi batutave teksa pa në mes arritjeve të mëdha të futbollit shqiptar momentin kur Duka ishte zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

“Pak nga pak Duka është kthyer si lideri suprem i epokës. Ai që thuhej gjithmonë që falë tij bëhej gjithçka”, tha mes të qeshurave të të pranishmëve kryeministri.

Pak më vonë, në një tjetër prezantim shfaqej përsëri zgjedhja e Dukës si një arritje e madhe e FSHF-së. “E sheh, është kaq i rëndësishëm sa në datat e veçanta kemi krijimin, anëtarësimin në FIFA dhe UEFA, Europianin dhe zgjedhjen e tij”, i tha Infantinos duke qeshur kryeministri shqiptar i cili pak më vonë, teksa pa fotot për teknologjinë në futboll nuk iu përmbajt një tjetër batute.

“Tani njerëzit thonë që VAR-i varet nga ai, njerëzit nuk po gjejnë paqe”, theksoi Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"