VIDEO/ Vedat Muriqi i papërmbajtshëm, shënon dopietë në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 19:19

VIDEO/ Vedat Muriqi i papërmbajtshëm, shënon dopietë në pjesën e parë

Vedat Muriqi vazhdon të mahnisë në futbollin turk. Bomberi i Kosovës, ka arritur të realizojë dopietë në pjesën e parë në sfidën ndaj Genclerbirligit, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit.

Muriqi

Miqtë arritën të realizonin të parët me anë të Sio në minutën e 9-të, ndërkohë që në minutën e 23-të, ishte radha e goleadorit shqiptar, i cili vendosi baraspeshën me një gjuajtje të saktë brenda zonës, duke i hapur rrugën përmbysjen, teksa në minutën e 32-të, ishte radha e mesfushorit brazilin Luiz Gustavo për të kaluar në avantazh Fenerbahçen.


Muriqi nuk u mjaftua vetëm me një gol në fragmentin e parë të lojës, teksa në minutën e 39-të realizoi edhe golin e dytë personal, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-1.

 

Me dopietën e sotme, Muriqi u ngjit momentalisht në vendin e parë të renditjes së golashënuesve me 9 gola  në 14 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"