VIDEO/ Vazhdon mrekullia e Erzenit, goli në minutën e fundit shtesë ndaj Laçit i jep kreun e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 23:50

VIDEO/ Vazhdon mrekullia e Erzenit, goli në minutën e fundit shtesë ndaj Laçit i jep kreun e Superiores

Erzeni nuk ndal mrekullitë në këtë sezon në Superiore. Skuadra shijakase ka mundur sot në frymën e fundit Laçin me rezultatin 1-0 dhe ka marrë u vetëm kreun e renditjes.

erzeni laci

Sfida ka qenë shumë e  luftuar dhe në pjesën e parë, u mbyll mes polemikash pasi kishte tre pretendime për penallti që u refuzuan nga gjyqtari Meta, i cili anuloi me ndihmën e VAR-it edhe një gol të kurbinasve.

Por ishte skuadra shijakase ajo e cila kërkoi me ngulm golin gjatë gjithë duelit, duke vënë në vështirësi disa herë kurbinasit dhe duke tentuar portën me Kadriun, Nonaton e Alan. Por për ta zgjidhur ndeshjen u desh një penallti e minutës së fundit shtesë kur Dajsinani rrëzoi Nonaton në zonë. Kahrimanoviç nuk gaboi duke i dhënë Erzenit fitoren e parë historike ndaj Laçit, por edhe për herë të parë kreun në renditjen e Superiores.

Nëse shijakasit janë në festë, vazhdon kriza e kurbinasve ku pankina e Vukiçeviç tashmë rrezikon seriozisht të jetë ajo e radhës që ndryshon.

ERZENI 1-0 LAÇI

90’+5′ Kahrimanoviç

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Erzenit.

90’+5’ Kahrimanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pasi hoqi fanellën gjatë festimit.

90’+5’ GOOOL Erzeni. Shënon Kahrimanoviç me penallti.

90’+4’ Penallti për Erzenin. Nonato niset drejt portës por rrëzohet pas ndërhyrjes së Dasjinanit. Meta bën shenjë nga pika e bardhë dhe ia konfirmon edhe VAR.

90’+2’ Harkim nga e majta i Mazrekajt për Shkurtajn i cili godet me kokë, por çon topin shumë lart mbi traversë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Erzeni është i hedhur i gjithi në sulm në kërkim të fitores në këto minuta të fundit.

83’ Çuçin ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kadriut.

81’ Babatunde sheh Mazrekajn në krahun e majtë dhe pason për kapitenin e Laçit, por ai rrethohet shpejt nga mbrojtësit kundërshtarë dhe humb topin.

78’ Borisiuk ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

77’ Mehmeti del nga fusha e lojës teksa i bën vend Kriviçiç në radhët e Erzenit. Ndërkohë, te Laçi del nga fusha Roganoviç për t’i bërë vend Shkurtajt.

76’ Rifillon ndeshja pas rreth 6 minutash ndërprerje.

Ora 19:25 – Fillojnë të rindizen pak nga pak projektorët e stadiumit “Niko Dovana” me lojtarët në fushë të cilët po bëjnë një nxemje të shkurtër.

75’ Ndërpritet ndeshja në “Niko Dovana”, pasi fiken dritat në stadiumin e qytetit të Durrësit ku po zhvillohet ndeshja.

71’ Ademi dhe Alan i lënë vendin në fushë Malokut dhe Avdiut në radhët e Erzenit.

71’ Kahrimanoviç bën gjithçka mirë nga e majta, hyn në zonë dhe gjuan por nuk ka shënjestrën për të mposhtur Dajsinanin, pasi dërgon sferën jashtë nga një pozicion i shkëlqyer.

67’ Mazrekaj sheh Babatunde të lirë në hyrje të zonës dhe pason për nigerianin i cili gjuan por nuk gjen portën e skuadrës së Erzenit.

64’ Alan dhuron spektakël teksa lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës. Dajsinani grushton dhe eviton golin.

60’ Kadriu ia del të gjuajë nga e djathta, por është i pafat teksa sfera prek pjesën e sipërme të traversës së portës kurbinase dhe del jashtë.

57’ Asani merr vendin e Peposhit të dëmtuar gjatë aksionit të mëparshëm ku kreu faull.

56’ Largohet Peterman te Laçi dhe ne lojë hyn Babatunde.

56’ Adeleke del shpejt në krahun e djathtë por para se të hyjë në zonë, rrëzohet nga Peposhi i cili ndëshkohet me të verdhë.

55’ Alan nxjerr Nonato të vetëm para portës, Dajsinani është vendimtar me daljen e tij duke bllokuar gjuajtjen.

50’ Velkovski ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Nonato i cili kishte shpërthyer në krahun e majtë.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+3′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Përsëri Spahiu shfaqet me një gjuajtje nga jashtë zonës, Xhika kontrollon në dy kohë.

40’ Spahiu tenton nga jashtë zonës me një gjuajtje të fortë, topi kalon mbi traversën e portës së mbrojtur nga Xhika.

28’ Kadriu shfaqet në krahun e majtë të sulmit dhe hyn në zonën e Laçit, por tentativa e tij për të pasuar në qendër çon topin në duart e Dajsinanit.

33’ Tjetër situatë polemikash në Durrës. Alan niset drejt portës, kalon topin dhe më pas rrëzohet pas një kontakti me Dajsinanin. Meta i tregon futbollistit të Erzenit kartonin e verdhë për simulim mes protestave. Ndëshkohet me të verdhë edhe Turkaj për një faull të mëparshëm gjatë aksionit. VAR nuk ndërhyn.

29’ Harkim i rrezikshëm në zonën e Laçit nga një goditje dënimi, Dajsinani largon ndërsa më pas loja ndalet për pak çaste për t’i ardhur në ndihmë Turkajt, i cili u dëmtua pas një përplasje me Ademin.

23’ Borisuk provon nga jashtë zonës, shënjestra është tërësisht e gabuar.

17’-20′ Ndodh gjithçka në Durrës. Fillimisht janë shijakasit që kërkojnë penallti pas një kontakti mes Turkajt dhe Ademit në zonën e laçit. Meta bën shenjë që loja të vazhdojë dhe më pas situata zhvendoset në portën tjetër, ku Spahiu gjen rrjetën pasi gjen në pozicion të dyshimtë. Meta bën shenjë nga qendra mes protestave pa fund në fushë e tribunë. Pas dy minutash pritje, meta bën shenjë që VAR ka sinjalizuar pozicion jashtë loje për lojtarin e kurbinasve. Anulohet goli.

12’ Sadiki gabon me një kthim mbrapa, Adeleke shfaqet para Xhikës dhe portieri devijon sferën jashtë. Kurbinasit pretendojnë për penallti por gjyqtari Kridens Meta bën shenjë që loja të vazhdojë.

8’ Kadriu ka mundësinë të krijojë një rast të rrezikshëm nga e majta me një depërtim të shpejtë, por nuk ia del të pasojë për shokët e skuadrës dhe mbrojtja kurbinase largon rrezikun ashtu siç bën pas pak çastesh edhe me harkimin e Iljazit nga e djathta.

7’ Kahrimanoviç harkon një goditje dënimi nga e djathta në zonën e Laçit, Dajsinani del dhe grushton ndërsa më pas shijakasit sinjalizohen për një pozicion jashtë loje.

4’ Qarkullim i topit në minutat e parë nga skuadra e Laçit, që mundohet të gjejë hapësirë për të thumbuar drejt portës së Xhikës, pa sukses.

1′ Starton sfida!

FORMACUIONET ZYRTARE:

ERZENI: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Kahrimanoviç, Alan Rodrigez, Kadriu, Ademi, Nonato.

Trajner: Xhevahir Kapllani.

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Borisiuk, Turkaj, Mazrekaj, Adeleke, Manellari, Ziko, Velkoski, Spahiu, Peterman.

Trajner: Dejan Vukiçeviç.

WhatsApp Image 2022-09-17 at 5.18.32 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"