VIDEO/ VAR dhe penallti, Real Madrid fiton trofeun e parë të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 21:33

VIDEO/ VAR dhe penallti, Real Madrid fiton trofeun e parë të sezonit

Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës. Madrilenët mundën në finale Atletik Bilbaon me rezultatin 2-0.

real

Ndeshja u luajt në Abu Dabi nën një atmosferë fantastike. Luka Modriç zhbllokoi sfidën në pjesën e parë me një supergol. Në pjesën e dytë Reali dyfishoi rezultatin me Benzemanë. Sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Bilbao u përpoq të reagonte dhe pati mundësinë më të mirë në minutën e 88. Militao doli me karton të kuq pasi preku topin me dorë në zonë. Raul Garsia goditi penalltinë, por Kurtua u tregua fantastik duke e pritur me këmbë.

Kështu që Reali merr trofeun e parë sezonal.

REAL MADRID- ATLETIK BILBAO 2-0

38′ Modriç. 51′ Benzema

 

 

FORMACIONET ZYRTARE

real madrdi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"