VIDEO/ Uellbek nderon Arsenalin, ekipi i Venger “presion” Çelsit në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 17:14

VIDEO/ Uellbek nderon Arsenalin, ekipi i Venger “presion” Çelsit në renditje

Arsenali ia doli të fitojë sfidën e javës së 33-të në Premier Ligën angleze, edhe pse duhet theksuar jo me shumë lehtësi. Topçinjtë u ndëshkuan në fillim nga Long, në minutën e 17-të, por gjithsesi, reaguan dy herë shpejt, me Aubamejang dhe Uellbek, duke përmbysur kështu që në pjesën e parë.

arsenal

Austin, që kishte vetëm një minutë i futur në lojë, barazoi shifrat në minutën e 73-të. Për të siguruar 3 pikë të rëndësishme për Europën, mendoi Uellbek, që shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin, në minutën e 81-të. Të dy ekipet e mbyllën me nga 10 lojtarë takimin, pasi Stefens për miqtë, dhe Elneni për Arsenalin, u ndëshkuan me të kuq në sekondat e fundit të takimit. Me këtë fitore, ekipi i Venger ngjiet në kuotën e 54 pikëve, 2 më pak se Çelsi, dhe pret ndeshjen e bluve të Londrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"