VIDEO/ U shënoi si lojtar, Panuçi bëji dhe një “gol” Skocisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 15:03

VIDEO/ U shënoi si lojtar, Panuçi bëji dhe një “gol” Skocisë

Minuta 90:19 e takimit në Gllazgou: Pirlo dërgon një goditje dënimi në zonë dhe Kristian Panuçi fluturon mbi të gjithë, duke i dhënë fitoren 2-1 Italisë në një stadium “djallëzor”. Ishte tamam një goditje me kokë ndaj fantazmave të mospjesëmarrjes së Italisë në Europianin 2008.

77962346-612x612

Në mbrëmjen e 17 nëntorit të vitit 2007, ishmbrojtësi i “axurrëve” bëri të lumtur një Itali të tërë, por diçka më pak se 11 vite më vonë, Panuçi do të kërkojë që të bëjë të lumtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sërish në Gllazgou, sërish në “Hampden Park”. Shkurt, Kristian Panuçi rikthehet në vendin “e krimit”, aty ku sërish ai, tashmë në rolin e trajnerit të Shqipërisë, do të kërkojë jo vetëm që të na dhurojë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, por mbi të gjitha për t’i dhënë një goditje skepticizmit që e ka shoqëruar mbërritjen e tij në stolin kuqezi.

Panuci

Është dita që t’u japë një goditje të gjithë dyshimeve për idetë e tij të lojës që kanë përçarë analistët e futbollit, por është edhe dita për të konfirmuar se fryma e kthesës në Kombëtaren e Shqipërisë nën drejtimin e Panuçit ka nisur seriozisht dhe se suksesi me Izraelin nuk ishte rastësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"