VIDEO/ “Turpi vazhdon, komedi si gjithmonë”, te Flamurtari ankohen për arbitrimin. Shikoni rastet e dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 10:06

VIDEO/ “Turpi vazhdon, komedi si gjithmonë”, te Flamurtari ankohen për arbitrimin. Shikoni rastet e dyshimta

Flamurtari pësoi një tjetër humbje ditën e djeshme, teksa u mposht me rezultatin 3-1 nga Vllaznia brenda në shtëpi. Kuqezinjtë janë thuajse të rënë në Kategorinë e Parë, por duket se humbjen ndaj shkodranëve nuk e kapërdijnë dot.FLAMURTARI-VLLAZNIA

Te Flamurtari kanë kontestime për gjykimin, i cili sipas tyre ka qenë i një anshëm dhe ka mbajtur krahun e kundërshtarit. “Dhe turpi vazhdon. E njëjta histori, të njëjtët aktorë, si gjithmonë komedi. Shikoni pamjet dhe gjykoni.

Kontakti i parë është kundër Hoxhës, por Meta gjithmonë i gatshëm të respektojë ekipet që luajnë kundër Flamurtarit. Ndeshja ishte 0:0.”, shkruhet në postimin e Flamurtarit në “Instagram”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"