VIDEO/ Triumf historik, Portugalia mposht në finale Holandën dhe shpallet kampione e Ligës së Kombeve
Portugalia është fituesja e Ligës së Kombeve. Skuadra e trajnerit Santos mposhti në finale Holandën me rezultatin 1-0, duke u futur kështu në histori, teksa bëhet kombëtarja e parë që fiton këtë trofe.
Supergoli i sulmuesit Guedes, i siguroi fitoren vendasve, të cilët e dominuan takimin, përballë “tulipanëve”, që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë përballjen e sotme.
Vetëm 1 gjuajtje në portë arriti të krijonte Holanda, kundrejt 7 të portugezëve. Pas shënimit të golit, kombëtarja e Kristiano Ronaldos, arriti ta menaxhonte mjaft mirë epërsinë, dukë berë që në “Dragao” të shpërthente festa.
PORTUGALI – HOLANDË 1-0
Guedes 60′
FORMACIONET ZYRTARE:
PORTUGALIA: Rui Patrisio, Ruben Dias, Rafahel Guerreiro, Semedo, Fonte, Danilo, Bernardo Silva, Uilliam Karvalho, Bruno Fernandes, Kristiano Ronaldo, Guedes.
HOLANDA: Silesen, De Ligt, Vand Dijk, Dumfries, Blind, Berguijn, Vijnaldum, De Run, De Jong, Depai, Babel.
