VIDEO / Tre muaj më parë shënonte në Elbasan, sulmuesi firmos të martën me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 20:08


VIDEO / Tre muaj më parë shënonte në Elbasan, sulmuesi firmos të martën me Milanin

Veteranë dhe të rinj premtues. Ky është kombinimi që ka zgjedhur Milani për repartin sulmues. Dhe nëse sa u përket veteranëve është i kompletuar me emra si Ibrahimoviç edhe Zhiru, te të rinjtë ka piketuar një futbollist i cili po ndiqet me interes nga klubet më të njohura në Europë.

serbia

Sipas mediave italiane, Milani ka zgjedhur talentin serb Mirko Lazetiç për të ardhmen, duke gjetur akordin me klubin e Crvena Zvezdës për transferimin e tij. Sipas TMË, futbollisti i datëlindjes 2004 do të udhëtojë drejt Italisë për të firmosur me Milanin të martën një kontratë që e bën pjesë të tij deri në vitin 2027. Akordi mes klubeve është gjetur për një shifër mes 4 dhe 5 milionë eurove.

Lazetiç është një lojtar të cilin në Serbi e shohin si një sulmues me të ardhme të sigurt në ekipet kombëtare. Që në moshë të re ai ka qenë pjesë e përfaqësueses U19 të këtij vendi dhe golin e tij të parë ndërkombëtar e ka shënuar tre muaj më parë pikërisht në Shqipëri. Lazetiç ishte pjesë e përfaqësueses U19 të Serbisë e cila në tetor 2021 barazoi 2-2 ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Armando Cungu në “Elbasan Arena” teksa shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 për ekipin e tij.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

PANORAMASPORT.AL