VIDEO/ Totenhemi dhe Arsenali dhurojnë spektakël në derbi, ekipi i Murinjos triumfon me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 19:29

VIDEO/ Totenhemi dhe Arsenali dhurojnë spektakël në derbi, ekipi i Murinjos triumfon me përmbysje

Është mbyllur me fitoren e Totenhemi 2-1 derbi i Londrës së Veriut ndaj Arsenalit, i cili ishte më të vërtetë spektakolar.totenham

Ndeshja nisi mirë për Arsenalin që kaloi në avantazh që në minutën e 16’, falë një supergoli të Aleksandër Lakazet, i cili me një predhë nga jashtë zone ia doli të mposhtë portierin Loris. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 3 minuta, pasi Son vendosi baraspeshën në minutën e 19’, duke përfituar edhe nga një gafë e David Luiz.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, me ekipin e Murinjos që dukej më kërkues në fushë. Pikërisht falë këmbënguljes së madhe, ia dolën të gjejnë edhe golin në minutën e  81’, ku Alderveireld pas një korsimi të marrë nga goditja e këndit, ia doli të shënojë golin e avantazhit, i cili ishte edhe i fitores për ekipin e tij.

Me këtë fitore Totenhemi ngjitet në vendin e 7-të me 52 pikë dhe zbret Arsenalin në vendin e 9-të me 50 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"