VIDEO / Tjetër protestë e “Tirona Fanatics”, braktisin stadiumin në minutën e 19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 16:36

VIDEO / Tjetër protestë e “Tirona Fanatics”, braktisin stadiumin në minutën e 19

Tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë braktisur stadiumin në minutën e 19 të ndeshjes së sotme ndaj Naftëtarit, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë.

fanatics largohen

Ata ishin të pranishëm në “Selman Stërmasi” në fillim të ndeshjes për t’i dhënë mbështetje skuadrës, por qëndrimi i tyre nuk zgjati për shumë minuta. Nuk dihen arsyet e largimit nga stadiumi, por ndoshta kjo ishte gjithashtu një formë proteste ndaj presidencës së Refik Halilit.

Ultrasit bardheblu kanë bërë me dije se do të jenë në krah të ekipit për t’u rikthyer sa më shpejt në Superiore, por duke qenë se ndeshja e sotme rezultoi shumë e thjeshtë për Tiranën teksa shënoi 2 gola që në minutat e para, prania e tyre nuk kishte më ndonjë rëndësi të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"