VIDEO/ Tirana prish “mallkimin” dhe gjen fitoren e parë në kampionat, Luftëtari në krizë të thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 20:41

VIDEO/ Tirana prish “mallkimin” dhe gjen fitoren e parë në kampionat, Luftëtari në krizë të thellë

Tirana mposhti Luftëtarin me rezultatin 3-1 në takimin e javës së katër të Kategorisë Superiore, duke siguruar kështu fitoren e parë në këtë kampionat.

bandicam 2018-09-16 20-39-35-510

Një fitore e artë për bardheblutë e Ze Marias, të cilët iu falën golave të Blazhevskit Turtullit dhe Grecës në fundin e lojës. Një autogol i Dokës vendosi për një moment baraspeshën, por bardheblutë arritën të gjenin sërish rrugën e rrjetës duke fituar takimin.

bandicam 2018-09-16 20-37-38-467

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Hoxhallari për Tiranën dhe Janiçiç për Luftëtarin u ndëshkuan me karton të kuq. Me fitoren e sotme kryeqytetasit kryeqytetasit fituan 1 vend duke u ngjitur në vendin e 8-të në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Luftëtari mbyll tabelën me 0 pikë në 4 ndeshje.

Tirana-Luftëtari 3-1

Blazhevski 3′, Turtulli 23′ , Greca 90+4’/ Doka (autogol 14′)

90+4′ GOOOOL Tirana 3-1. Greca hipotekon fitoren e bardhebluve pas një asist të Ngoo. 

90+2′ Zëvendësim te Tirana, largohet Daja në fushë Greca.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Zëvendësim te Tirana, largohet Blazhevski, në fushë Majkëll Ngoo.

84′ Xhekson provon me një të majtë të rrezikshme, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

80′ Zëvendësim i tretë te Luftëtari, largohet Ramadani në fushë Hyseni.

75′ Tjetër zëvendësim te Luftëtari, largohet Radoviç në fushë Aurel Demo.

72′ Blazhevski provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi përfundon jashtë kuadratit.

70′ Barazohen forcat në fushën e lojës, Janiçiç ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Blazhevskit.

66′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Milosavljev në fushë Dunga.

64′ E pafalshme çfarë ka humbur Blazhevski. Sulmuesi merr një top nga Kobina dhe del i vetëm përballë portierit, por gabon duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

63′ Radoviç harkon një top të rrezikshëm në zonë, por Doka largon rrezikun në këndore.

60′ Zëvendësim te Tirana, largohet Oduamadi, në fushë Sedat Berisha.

57′ Radoviç kërkon të gjejë kuadratin pas gjuajtjes me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

55′ Hoxhallari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, Tirana me 10 lojtarë.

54′ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

49′ Aksion interesant i Dokës në krahun e djathtë, Hasani dhe Blazhevski mundohen të krijojnë mundësi për shokët e skuadrës të të gjuajnë por mbrojtja gjirokastrite devijon në vështirësi.

48′ Tirana e nis në sulm pjesën e dytë, duke u vënë në kërkim të golit të tretë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë, duke u bërë lojtari i tretë në këtë ndeshje i ndëshkuar.

37′ Ramadani provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

33′ Blazhevski kroson bukur nga këndi, por largon Ymeraj rrezikun.

27′ Blazhevski provon me një tjetër gjuajtje nga distanca, pornuk shqetëson Ruçin.

23′ GOOOOL Tirana 2-1. Turtulli rikthen bardheblutë në avantazh. Mbrojtësi godet saktë nga brenda zonës, pas topit të harkuar nga këndi. 

18′ Barazohen numrat e kartonave, ndëshkohet edhe Hoxhallari.

16′ Harkim në zonë i Blazhevskit, Ramadani spastron zonën duke larguar rrezikun.

15′ Janiçiç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

14′ GOOOOL Luftëtari 1-1. Zgjat shumë pak avantazhi i Tiranës. Ymeraj provon me një gjysëm roveshatë, topi devijohet te Doka dhe përfundon në rrjetë. 

10′ Aleksi provon me një goditje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

9′ Përsëri Tirana rrezikshëm me Oduamadin, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Ruçi.

3′ GOOOOL Tirana 1-0. Blazhevski zhbllokon sfidën pas vetëm 3 minuta lojë. Sulmuesi merr një asist nga Asion Daja, del i vetëm para portës dhe nuk fal. 

1′ Ka filluar takimi në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE: 

Tirana: Lika; Hoxhallari, Turtulli, Imami, Doka; Hasani Daja, Maveje; Kobinah, Blazhevski, Oduamadi. Trajner: Ze Maria.

bandicam 2018-09-16 18-16-59-408

Luftëtari: Ruci;  Liçaj, Rrapa, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Ymeraj, Milosavljev, Radoviç, Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç.

bandicam 2018-09-16 18-17-37-153

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"