VIDEO/ Tirana “poker” ndaj Shënkollit, Bylisit i rrëshket këmba ndaj Apolonisë. Tomori fiton “finalen” me Ilirinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2018 | 15:58

VIDEO/ Tirana “poker” ndaj Shënkollit, Bylisit i rrëshket këmba ndaj Apolonisë. Tomori fiton “finalen” me Ilirinë

U luajtën sfidat e vlefshme për javën e 18-të, ose të fundit në fazën e dytë në grupin B të Kategorisë së Parë. Tirana arriti të fitonte lehtësisht në shtëpi ndaj Shënkollit me shifrat 4-1, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim sfidën.

tirana shenkoll

Në Ballsh ndodhi e papritura, teksa Bylisi ishte në avantazhin e dy golave përballë Apolonisë, por ballshiotët u barazuan në pjesën e dytë nga fierakët. Tomori fitoi 2-1 në një “finale” me Ilirinë. Më poshtë, të gjitha rezultatet e sfidave.

 

Kategoria e Parë – Java 18 – Grupi B

Bylis-Apolonia 2-2

Gol: Ntepe 20′, Zisi 30′ / Mihani 35′, Dimo 67′
Tomori-Iliria 2-1

Gol: Hyseni 13′, 42′ / Xhabrahimi 54′
Turbina-Pogradeci 2-1

Gol: Cara 35′, Roshi pen. 48′ / Çekiçi 1′
Shkumbini-Naftëtari 1-0

Gol: Mustafaj 76′
Tirana-Shënkolli 4-1

Gol: Bardhi 8′, Cake 20′, Maveje 63′, Muçi 78′ / Danaj 91′

(Danaj 91′)

(Muçi 78′)

(Maveje 63′)

(Cake 20′)

(Bardhi 8′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"