VIDEO/ Tifozi në rolin e heroit, hyn në fushë dhe bën ndërhyrje prej një mbrojtësi me eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 12:21

VIDEO/ Tifozi në rolin e heroit, hyn në fushë dhe bën ndërhyrje prej një mbrojtësi me eksperiencë

 Tifozët shpesh bëhen protagonist jashtë fushë, por nuk mungon protagonizmi i tyre dhe brenda fushës.

tifozi

Një rast konkret vjen nga Anglia në sfidën e luajtur mes Altrinkamit dhe Solihullit. Në minutën e 90-të të takimit, një tifoz vendas hyn në fushë duke ndërprerë një aksion të skuadrës mike që ishte i rrezikshëm.

Ndërhyrja ishte prej një profesionisti i vërtetë duke ia bërë zili dhe mbrojtësve. Lojtari që kishte topin në zotërim i kërkoi menjëherë llogari gjyqtarit ndërsa tifozi vazhdoi të vraponte në fushë. Pamjet kanë shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale duke u komentuar gjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"