VIDEO / Teuta del nga kriza përballë Dinamos, Bakaj bëhet hero e pastaj shënon në portën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 18:42

VIDEO / Teuta del nga kriza përballë Dinamos, Bakaj bëhet hero e pastaj shënon në portën e tij

Teuta i ka dhënë fund serisë prej 5 ndeshjesh pa fitore, duke mundur sot Dinamon me rezultatin 1-0 e duke dalë nga kriza që e kishte mbërthyer në këtë periudhë.

bandicam 2021-12-07 17-03-50-149

Teuta dominoi në pjesën e parë të ndeshjes duke kërkuar që të gjente me vazhdimësi golin. Por Bakaj dukej i pakalueshëm duke ndalur çdo tentativë drejt katërkëndorit të tij. Por pikërisht portieri u bë protagonisti negativ për skuadrën e tij kur pas një goditje nga këndi me një grushtim të gabuar çoi sferën në portën e tij.

Dinamo u mundua të reagonte por nuk kishte forcën e duhur që të rrezikonte katërkëndorin e Qirkos. Kështu, vërshëllima përfundimtar i dha tre pikë të arta skuadrës kampione në fuqi e cila i afrohet përsëri zonës së Europës, duke lënë Dinamon jashtë pretendimeve për një vend të tillë.

DINAMO-TEUTA 0-1
51′ (ag) Bakaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale të Teutës.

90’+5’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Gruda.

90’+5’ Jazexhi në fushë në vend të L. Vilës.

90’+3’ Qirko ndëshkohet me të verdhë për vonesa.

90’+2’ Pas një goditje standarte, topi shkon te Sofranac i cili në shtyllën e dytë godet me kokë, por fluturon topin jo shumë larg traversës së portës së Qirkos.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Shumë ndalesa në këto minuta, me Teutën që mundohet të administrojë lojën deri në vërshëllimën përfundimtare.

85’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

80’ Kallaku dhe Gjorgev i lënë vendin Plakut dhe Grudës në radhët e Teutës.

79’ Ibraimi mundohet të ndryshojë fatin e sfidës me një gjuajtje me të majtë nga jashtë zonës. Shënjestra nuk është ajo e duhura.

77’ Jashtë lojës edhe Mihana te Dinamo, me Bardhin i cili hyn në fushë në minutat e mbetura.

75’ Ledio Beqja hyn në fushën e lojës në vend të Xhekson në radhët e Teutës.

74’ Lorenco Vila ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, Bakaj del dhe grushton e më pas sfera shkon te Aleksi i cili gjuan nga distanca por pa gjetur katërkëndorin.

73’ Xhekson ndëshkohet me karton të verdhë pas vonesave në kryerjen e një rivënie anësore.

69’ Skuka kontrollon mirë një top që vjen nga e majta, por gjuajtja e tij nga një pozicion ballor në hyrje të zonës, përfundon jashtë kuadratit të portës.

66’ Shkëmbi largon nga fusha e lojës edhe Çinedun, duke i bërë vend Gjatës në rreshtimin e dinamovitëve.

63’ Top i gjatë në krahun e djathtë të sulmit të Dinamos për Skukën i cili mundohet ta kthejë te Ibraimi në qendër, por mbrojtësit e Teutës largojnë rrezikun.

59’ Sofranac hyn në listën e të ndëshkuarve me të verdhë për një faull në mesfushë.

51’ GOOOL Teuta, autogol i pabesueshëm i Bakajt. Pas një goditje nga këndi, portieri del dhe me grushtimin e tij dërgon sferën në rrjetë.


47’ Pas një goditje dënimi të dinamovitëve, topi shkon te Mihana në të djathtë por tentativa e sulmuesit është tërësisht e gabuar dhe përfundon jashtë katërkëndorit.

46’ Pjesa e dytë nis me një ndryshim të dyfishtë te Dinamo. Skuka dhe Sidivbe zënë vendin e Samake dhe Maliqit.

45’ Mbyllet pjesa e parë më barazimin 0-0.

38’ Isaevski është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë, pasi shkel Kallakun në një pozicion të rrezikshëm pranë zonës dinamovite.

33’ Dominim thuajse i plotë i Teutës në këtë pjesë të parë, me raste të shumta para portës dinamovite ku deri tani pritjet e Bakajt kanë zgjidhur situatat e vështira.

29’ Tjetër aksion i rrezikshëm i Teutës, Gjorgiev shfaqet para Bakajt dhe gjuan, portieri bën mrekullinë e radhës me grushtim. Lorenco Vila vjen me shpejtësi në krahun e djathtë dhe gjuan duke e gjetur në kundërkohë portierin por sfera kalon pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.

25’ Xhekson tenton nga distanca të gjejë rrjetën, Sofranac devijon sferën në këndore. Në ekzekutimin e saj, futbollistët e Teutës nuk arrijnë të kthejnë topin drejt portës dhe shpërdorojnë një tjetër rast të mirë për të shënuar.

18’ I jashtëzakonshëm Bakaj, shpëton përsëri Dinamon. Një kundërsulm i shpejtë i Teutës nxjerr Gjorgiev të vetëm para Bakajt, por ky i fundit ndalon me këmbë gjuajtjen e sulmuesit.

10’ Emiljano Vila gjen hapësirën në krahun e djathtë për të gjuajtur nga jashtë zonës, Bakaj devijon në këndore.

3’ Çinedu në krahun e majtë mundohet që të kundërsulmojë rrezikshëm, Ivanoviç e ndalon sapo futet në zonë duke shmangur telashet për katërkëndorin e Qirkos.

2’ Menjëherë rrezikshëm Teuta me Kallakun në krahun e majtë, gjuajtja e tij ndalet me këmbë nga Bakaj.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të durrsakëve.

Formacionet zyrtare:
Dinamo: Bakaj; Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski; Demiri, Siljanovski, Samake; Ibraimi; Çinedu, Mihana
Trajner: Bledi Shkëmbi

Teuta: Qirko; Idrizaj, Selmani, Ivanoviç, Xhekson; Aleksi, Akuah; Kallaku, L. Vila, E. Vila; Gjorgev
Trajner: Renato Arapi

Gjyqtar: Olsid Ferataj

WhatsApp Image 2021-12-07 at 4.25.39 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"