VIDEO/ Tension në Kategorinë e Dytë, lojtarët sulmojnë gjyqtarin për një penallti të pretenduar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 18:32

VIDEO/ Tension në Kategorinë e Dytë, lojtarët sulmojnë gjyqtarin për një penallti të pretenduar

Fundi i ndeshjes së Kategorisë së Dytë mes Maliqit dhe Albpetrolit të përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të vendasve është shoqëruar me tension.

Tension

Miqtë nga Patosi të cilët kanë pretenduar për një 11-metërsh në sekondat e fundit të lojës nuk janë përmbajtur duke sulmuar treshen e gjyqtarëve. Është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit që situata të qetësohej. Një moment i paprecedente, ndaj skuadra e Albpetrolit pritet të jetë pjesë e masave ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"