VIDEO / “Të do kryeministri në telefon!”, reagimi i surprizës së Olimpiadës nuk duhet humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 18:48

VIDEO / “Të do kryeministri në telefon!”, reagimi i surprizës së Olimpiadës nuk duhet humbur

Surpriza më e madhe e Lojërave Olimpike deri tanoi ka qenë padyshim suksesi i Marcel Xhakobs në garën e 100 metrave për meshkuj. Italia nuk kishte çuar kurrë një atlet në finalen e kësaj disipline, por këtë herë me 26-vjeçarin jo vetëm që garoi në mënyrë dinjitoze, por mori medaljen e artë, e para e epokës post-Bolt.

xhakobs

Pas garës historike, sprinteri italian po intervistohej, kur në ato momente presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Xhovani Malago, i drejtoi celularin.

“Është Mario Dragi, kryeministri, i cili dëshiron të të flasë”, tha ai, duke i kaluar celularin atletit të çuditur i cili mes emocioneve u përgjigj duke u larguar përkohësisht nga intervista para gazetarëve italianë e jo vetëm.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"