VIDEO/ Sulmuesi i Gjermanisë kërkoi zëvendësim në Ligën e Kampioneve, iu morën mendtë prej tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 12:53

VIDEO/ Sulmuesi i Gjermanisë kërkoi zëvendësim në Ligën e Kampioneve, iu morën mendtë prej tifozëve

Sulmuesi i Lajpcigut dhe kombëtares gjermane, Timo Verner, kërkoi zëvendësim për një arsye të rrallë në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampioneve që skuadra e tij luante në transfertë ndaj Beshiktashit.

verner

Zhurma e lartë e shkaktuar nga tifozët turq në “Vodafone Arena” i shkaktoi atij marrje mendsh duke e bërë të pamundur që të përqëndrohej te ndeshja. Ai provoi të luante edhe me tapa në veshë për të ulur zhurmën e madhe që dëgjonte, por në minutën e 32-të e kuptoi që e kishte të pamundur të vazhdonte dhe kërkoi zëvendësim.

“Nuk kam parë kurrë në jetën time një atmosferë të tillë. Nuk mund të përqëndrohesha në lojë. Kërkova tapa për veshët po as ato nuk funksionuan. Ende nuk ndihem mirë”, tha Verner pas ndeshjes.

“Është e pamundur ta përgatitësh skuadrën për një atmosferë të tillë. Kishte një zhurmë shurdhuese dhe na ndikoi në fillim të ndeshjes”, u shpreh trajneri i Lajpcigut pas takimit.

Në këtë ndeshje nuk ishte vetëm zëvendësimi i Vernerit si diçka e veçantë. Në minutën e 59 ndeshja u ndërpre për shkak të fikjes së dritave të stadiumit, por gjithçka u zgjidh shpejt dhe loja rifilloi normalisht. Beshiktashi e fitoi përballjen me rezultatin 2-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"