VIDEO/ Suarez e Mesi dhurojnë gola spektakolarë, Barcelona bën “poker” me Sevijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 22:49

VIDEO/ Suarez e Mesi dhurojnë gola spektakolarë, Barcelona bën “poker” me Sevijën

Barcelona arriti një tjetër fitore me vlera La Liga, teksa në shtëpi mposhti pastër me rezultatin 4-0 Sevijën.

suarez barcelona

Në “Camp Nou”, takimi nuk pati shumë histori, teksa që në pjesën e parë, u shënuan tre gola. Luis Suarez zhbllokoi shifrat, teksa në minutën e 27-të shënoi një gol me roveshatë nga brenda zone, duke realizuar një gol spektakolar.

Vetëm 5 minuta më vonë, ishte Vidal që i shpëtoi mbrojtjes mike,dhe shtyu topin në rrjetë për golin e dytë.

Në të 35-tën, ishte radha e Ousman Dembele të shënojë edhe të tretin. Rikthehet te goli edhe Leo Mesi. Argjentinasi shënoi të katërtin për Barçën, teksa në minutën e 78-të, realizoi mrekullisht direkt nga goditja e dënimit.

Sfida u mbyll edhe me dy kartonë të kuq për katalanasit. Në minutën e 88-të, Dembele dhe Araujo u ndëshkuan me karton të kuq. Në fund, Barcelona mori fitoren dhe e sheh veten me 16 pikë në klasifikim, vetëm 2 pikë poshtë Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"