VIDEO/ “Stuhi” në internet, Aguero kapet duke tymosur me modelen 18-vjeçare. Siti mund ta dënojë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 27, 2018 | 15:02

VIDEO/ “Stuhi” në internet, Aguero kapet duke tymosur me modelen 18-vjeçare. Siti mund ta dënojë

Aguero ndoshta mund të ndihet edhe vetëm në Manchester, por kur gjen shoqëri, di mirë sesi të argëtohet. Por, mbrëmja e veçantë dhe ndonjë “story” i pakujdesshëm në Instagram, po rrezikojnë së tepërmi sulmuesin e Manchester Cityt.

aguero-630x415

E gjitha për faj të një mikeshe “më shumë se speciale”, e cila po bën rrjetet sociale e mediet britanike të flasin për të. Kohët e fundit, Aguero është pikasur nën shoqërinë e modeles 18-vjeçare, Lola Magnin.

Por, siç raporton “The Sun”, vajza në fjalë ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa foto të sajat dhe të sulmuesit të “Citizens” duke konsumuar nargjile, përfshi edhe një video disasekondëshe ku spikat argjentinasi që thith tymin për ta nxjerrë më pas jashtë.

Ndoshta mund të mos konsiderohet një shkelje e rëndë, megjithatë ajo është diçka që në rangjet e larta të klubit nga “Etihad Stadium” mund të mos pëlqehet. “The Sun” citon një burim brenda klubit që e kritikon këtë sjellje të Sergios, madje lë të kuptohet se mund të ketë edhe masa.

aguero-2-582x1024

“Nuk është gjë e bukur për t’u parë. Aguero duhet të sillet si një sportist i niveleve më të larta, një nga futbollistët më të mirë të botës, e madje edhe një model për ata që e ndjekin. Këto gjëra padyshim që nuk përçojnë mesazhe pozitive për të rinjtë”.

Nuk dihet nëse këto fjalë janë të drejtuesve të klubit, apo të trajnerit Guardiola. Raportet me Kun Agueron, megjithatë, nuk kanë qenë kurrë të shkëlqyera. Por futbollisti ka ditur gjithmonë të përgjigjet në fushë, duke shënuar gola.





www.minuta90.com