VIDEO/ Stërvitje në stadium, lojtarët e Tiranës i japin fund karantinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 10:13

VIDEO/ Stërvitje në stadium, lojtarët e Tiranës i japin fund karantinës

Futbollistët e Tiranës, duket se i kanë dhënë fund karantinës, pavarësisht situatës aspakt të favorshme për shkak të Koronavirusit.

Tirana stervitje koronavirus

Kryesuesit në fuqi të Kategorisë Superiore, janë duke u stërvitur në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, për të kapur formën optimale dhe për të qenë një hap para nga kundërshtarët, në rast se kampionati rifillon.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video të shkurtër, nga moment kur futbollistët e Tiranës janë duke u stërvitur në ambientet e stadiumit.

Në lidhje me këtë fakt, ditën e djeshme, shprehu pakënaqësi trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, i cili në një prononcim për “TV T”, u shpreh se nuk është e drejtë që futbollistët e Tiranës të stërviten, pasi rregulli për të qëndruar në shtëpi, është i njëjtë për të gjithë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"