VIDEO / Spektakël dhe goleada në javën e parë, kampionët e Çelsit mposhten në shtëpi nga Bërnli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 18:28

VIDEO / Spektakël dhe goleada në javën e parë, kampionët e Çelsit mposhten në shtëpi nga Bërnli

Surprizë që në javën e parë të Premier Ligës. Kampionët e Çelsit janë mposhtur në shtëpi përballë Bërnlit me rezultatin 2-3 dhe e kanë mbyllur takimin me vetëm 9 lojtarë në fushën e lojës.

fabregas

Geri Kahill u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 14 duke ia bërë më të lehtë punën kundërshtarit. Voks kaloi Bërnlin në avantazh në minutën e 24-t, ndërkohë Vard dyfishoi shifrat në minutën e 39. Në minutën e 43-të Voks shënoi sërish duke e mbyllur pjesën e parë 0-3.

Në pjesën e dytë Antonio Konte hodhi në fushë Alvaro Moratën dhe ai ia shpërbleu duke ngushtuar shifrat në minutën e 69. Megjithatë kartoni i dytë i verdhë, dhe rrjedhimisht i kuq i Fabregasit në minutën e 81-të i preu shpresat e Çelsit, që megjithatë arriti të shënonte dhe një gol tjetër në minutën e 88-të me anë të David Luiz. Më herët Liverpuli regjistroi një barazim spektakolar 3-3 në trasnfertë ndaj Uotfordit. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 8 me anë të Okaka, por Mane barazoi shifrat në minutën e 29. Në të 32-tën Dukure kaloi sërish Uotfordin në avantazh dhe pjesa e parë përfundoi me shifrat 2-1.

Në fillimin e pjesës së dytë Liverpuli arriti të përmbyste shifrat me golat e Firminjos në minutën e 55-të me penallti dhe Salah në të 57-n. Megjithatë Britos barazoi rezultatin në minutën e 3-të të shtesës.

Në takimet e tjera, Uejn Runi i dha fitoren 1-0 Evertonit në shtëpi ndaj Stouk Sitit, Hadërsfilldi fitoi në transfertë 0-3 kundër Kristal Palasit dhe Uest Bromi mposhti 1-0 në shtëpi Bërnmuthin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"