VIDEO/ Sociedadi lë pas të mëdhenjtë e Spanjës, baskët i falen Januzajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 18:07

VIDEO/ Sociedadi lë pas të mëdhenjtë e Spanjës, baskët i falen Januzajt

Real Sociedadi po bën një sezon befasues në Spanjë. Baskët po fitojnë ndaj Kadizit me rezultatin 0-1. Protagonist në këtë sfidë u bë futbollisti shqiptar Adnan Januzaj. 25-vjeçari asistoi shokun e skuadrës Aleksandër Isak në minutën e 66-të.
januzaj
Pas një aksioni të gjatë të Sociedadit, ish-futbollisti i Mançester Junajtid pa suedezin Isak në pozicion shënimi dhe krosoi saktë. Pasimi i tij u shpërblye me gol.

Real Sociedadi po paraqitet mjaft mirë këtë sezon në La Liga duke lënë pas superfuqitë e futbollit spanjoll Real Madridin, Barcelonën dhe Atletiko Madridin.

Në 7 ndeshje të kampionatit, Januzaj ka shënuar dy gola si dhe ka asistuar një herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"