VIDEO / Skandal në derbin e Seviljes ndërpritet ndeshja pasi goditet lojtari me shufër në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 22:55

VIDEO / Skandal në derbin e Seviljes ndërpritet ndeshja pasi goditet lojtari me shufër në kokë

Derbi i Seviljes në Spanjë mbetet një nga ndeshjet më të ndezura dhe të përjetuara të tifozerisë. Betisi dhe Sevilja shpeshherë kanë dhuruar përballje të zjarrta në fushë e të tilla edhe në tribuina, por sot duket se tifozët e kanë tejkaluar me atë që kanë bërë gjatë ndeshjes të Kupës së Mbretit.

fgfgfg

Në fundin e pjesës së parë të duelit ku Betisi ishte pritës, ndërsa lojtarët e Seviljes po festonin golin e barazimit të skuadrës së tyre, nga tribuna e ultrasve të Betis fluturoi një shufër e cila goditi në kokë dhe shpatull lojtarin Joan Jordan të Seviljes.

Ngjarja ndodhi para syve të gjyqtarit i cili menjëherë ndaloi duelin, edhe pse lojtari dukej në gjendje të vazhdonte. Ai ndërpreu takimin dhe çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes duke bërë të qartë se në kushte ku mungonte siguria për vazhdimësinë normale të sfidës, ishte e vështire të luhej, për më tepër duke pasur parasysh se edhe Sevilja bëri menjëherë reklamim zyrtar për të mos vazhduar me tifozë në tribuna.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"