VIDEO / Sioni dhe Tramexani i thonë lamtumirë Europës, nuk ka mrekulli në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2017 | 20:30

VIDEO / Sioni dhe Tramexani i thonë lamtumirë Europës, nuk ka mrekulli në ndeshjen e kthimit

Sioni i drejtuar nga Paolo Tramexani është eliminuar nga Liga e Europës. Zviceranët nuk mundën të zhvillojnë më shumë se dy ndeshjet e turit të tretë duke dështuar përballë një kundërshtari relativisht të lehtë, lituanezëve të Suduvës.

sion suduva

Pas humbjes 3-0 në takimin e parë, sot Sioni nuk shkoi më larg se një barazim 1-1. Konate kaloi të besuarit e Tramexanit në avantazh në minutën e 55-të, por Suduva barazoi shifrat në minutën e 80 me anë të Vezevicius. Në këtë mënyrë, lituanezët u kualifikuan duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

tramexani

Paraqitja e Sionit në Europë është totalisht e kundërt me atë në kampionatin zviceran ku në dy javët e para ka grumbulluar 6 pikë të plota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"