VIDEO/ Shqipëria zhgënjen përsëri në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur, Izraeli na mund me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 0:12

VIDEO/ Shqipëria zhgënjen përsëri në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur, Izraeli na mund me përmbysje

Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 në ndeshjen e saja të dytë në Ligën e Kombeve, duke u përmbysur në shtëpi nga Izraeli.

bandicam 2022-06-10 20-41-28-612

Kuqezinjtë pritej që të bënin një ndeshje të madhe ndaj Izraelit, për t’u konfirmuar me të drejtë si pretendentë. Por shkëndijat e pjesës së parë u finalizuan vetëm me një penallti të Brojës, pavarësisht një mbështetje të jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit të tejmbushur nga tifozët kuqezi.

Në të dytën, skuadra e Rejas i dhuroi plotësisht lojën izraelitëve të cilët barazuan dhe përmbysën rezultatin ndoshta me shumë më tepër lehtësi sesa mendohej. Kështu, në vërshëllimën përfundimtare, Shqipëria e pa veten në kuotën e vetëm 1 pike dhe tani rrezikon seriozisht që ëndrra e madhe të kthehet në një makth.

SHQIPËRI-IZRAEL 1-2
45’+2′ (p) Broja / 57′, 73′ Solomon

MINUTË PAS MINUTE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 me përmbysje të Izraelit.

90’+6’ Abada tenton para Berishës, por dërgon topin në duart e portierit.

90’+6’ Drithërima në portën e Shqipërisë, Dabur gjuan por ndalet nga shtylla me një tentativë nga distanca.

90’+4’ Peretz dhe Çekiçi ndëshkohen me karton të verdhë pas një përplasje mes të dyve në fushën e lojës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë në fund të ndeshjes.

90’ Vaisman i lë vendin në fushë Glezër.

89’ Çekiçi nga e majta tenton direkt portën, por topi kalon mbi traversë, jo shumë larg portës izraelite.

87’ Tani luhet me të dy skuadrat të hapura shumë në fushën e lojës, me topin që kalon sa nga njëra anë e fushës në tjetrën. Por Shqipëria përsëri nuk arrin të krijojë raste për të vënë në rrezik Marçianon.

85’ Reja provon kartën e fundit duke hedhur në fushë Balajn, Vrionin dhe Çekiçin, teksa largon Abrashin, Uzunin dhe Veselin.

81’ Dabur hyn në fushën e lojës në vend të Solomon për Izraelin.

81’ Në zhvillimin e goditjes së këndit, Broja nuk ia del të kthejë topin në portën e Izraelit.

80’ Harkim perfekt në zonë për Balliun i cili nga e djathta gjuan fluturimthi, por gjen përgjigjen e Marçiano.

75’ Shqipëria gjen rrugën e rrjetës me anë të Hysajt, por festa ndalet menjëherë pasi gjykohet se gjatë aksionit ishte Uzuni që kishte prekur topin me dorë. Pas një verifikimi me VAR, gjyqtari anulon golin për pozicion jashtë loje.

73’ GOOOL Izraeli. Dyfishojnë miqtë me një tjetër aksion të finalizuar nga Solomon pasi më parë Berisha kishte devijuar gjuajtjen e Sefari.

71’ Aksion i rrezikshëm i izraelitëve me Xhaber i cili gjuan por gjen grushtimin e Berishës.

68’ Shqipëria ka vështirësi të krijojë aksione të rrezikshme, por Reja tashmë ka vendosur të luajë në mesfushë me treshen me tipare mbrojtëse Ramadani-Gjasula-Abrashi.

68’ Reja largon edhe Bajramin për të aktivizuar Gjasulën, duke preferuar që të ketë më shumë muskuj në fushën e lojës.

64’ Laidner lë fushën e lojës i dëmtuar dhe Menaçem merr vendin e tij në radhët e Izraelit.

59’ Shqipëria duket e tronditur dhe lejon hapësira të tjera të rrezikshme. Këtë herë është Abada i cili tenton portën, por ndalet nga mbrojtja që devijon topin në këndore.

58’ Reja bën shpejt lëvizjen e parë duke aktivizuar Ramadanin në vend të Asllanit.

57’ GOOOL Izraeli. Aksion i shpejtë në krahun e majtë për miqtë me Solomon i cili kalon dy lojtarë dhe pastaj lëshon një gjuajtje të forte që përfundon në rrjetën e Berishës.

55’ Broja mbetet në këmbë pas dy ndërhyrjesh të kundërshtarëve dhe vazhdon aksionin. Më pas ai merr një pasim në të djathtën dhe nis topin në qendër, por askush nuk ndjek sulmuesin kuqezi për të përfituar.

52’ Shqipëria është më e tërhequr në fillimin e pjesës së dytë, duke lejuar Izraelin që të bëjë presing të lartë, për të synuar kundërsulme që të gjejë në befasi prapavijën kundërshtare.

48’ Një tjetër aksion i rrezikshëm i Izraelit në krahun e majtë të sulmit, sjell një gjuajtje nga jashtë zonës për Peretz, i cili nuk gjen katërkëndorin duke fluturuar topin mbi traversë.

46’ Gjuajtje e fortë e të sapofuturit Safuri, i cili vë në vështirësi Berishën por gardiani kuqezi kontrollon.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Izraeli pasi Karzev i lë vendin në fushë Safurit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Shqipërisë.

bandicam 2022-06-10 21-39-21-671

45’+2’ GOOOL Shqipëria. Shënon Broja me penallti.

45’ Penallti për Shqipërinë. Pas një kundërsulmi është Abrashi ai i cili gjen Balliun dhe ky i fundit rrëzohet në zonë nga Xhabar. Ka protesta të miqve, por gjyqtari nuk heziton dhe ndeshkon me të verdhë mbrojtësin e Izraelit teksa bën shenjë nga pika e bardhë.

42’ Abada nga e djathta harkon për Vaisman, por nuk gjen shokun e skuadrës me Berishën i cili sheh sferën që shkon jashtë.

40’ Shpërthim spektakolar i Brojës në krahun e majtë, sulmuesi shmang Vitor por më pas nuk ai del të pasojë në qendër për Uzunin.

39’ Qarkullim i gjatë i topit i izraelitëve, të cilët po mundohen të gjejnë një hapësirë në prapavijën shqiptare.

36’ Kundërsulm i kuqezinjve me Bajramin i cili vendos të pasojë te Broja në të majtën dhe jo te Uzuni që ndoshta ishte në pozicion më të mirë. Gjuajtja e Brojës ndalet nga Marçiano.

33’ Tre harkime radhazi në zonën e Izraelit nga goditje këndi apo dënimi për Shqipërinë, por përsëri mbrojtja mike dhe Marçiano arrijnë të largojnë rrezikun.

29’ Izraeli i afrohet golit të parë pas një goditje nga këndi. Harkimi nga e majta gjen Vitor i cili gjuan me kokë por për fat nuk gjen kuadratin me topin që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtë të Berishës.

27’ Pas një goditje nga këndi, Ismajli me kokë devijon sferën por nuk gjen kuadratin për shkak të një devijimi të mbrojtjes.

25’ Rasti i penalltisë ka ulur pak ritmin e sfidës për këto minuta.

23′ Tiago Martins ftohet të shohë pamjet me VAR. Pas dy minutash jepet vendimi. Nuk ka penallti për Shqipërinë. Loja vazhdon.

22′ Uzuni kontrollon topin me gjoks dhe sfera përplaset me dorën e Viktor. Penallti për Shqipërinë.

17’ Goditja e dënimit e harkuar në zonë përfundon me një gjuajtje të Ismajlit që nuk gjen kuadratin e portës së Izraelit.

16’ Broja mundohet të niset drejt zonës kundërshtare, por ndalet në mënyrë të të parregullt nga Karzev i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

14’ Kuqezinjtë fitojnë disa faulle radhazi por harkimet në zonë nuk gjejnë lojtarët e kërkuar për të tentuar portën.

10’ Rreziku i parë në portë është i izraelitëve të cilët me Solomon nga e djathta tentojnë të gjejnë hapësira. Sulmuesi gjuan por nuk gjen katërkëndorin e Berishës.

9’ Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Goldberg.

6’ Uzuni nga e djathta nis topin në qendër, mbrojtja izraelite largon rrezikun duke dhuruar një goditje nga këndi. Në ekzekutimin e saj, asnjë nga lojtarët e Shqipërisë nuk devijon para portës edhe pse janë të shumtë në zonën kundërshtare.

4’ Izraelitët e nisin ndeshjen në mënyrë agresive duke detyruar kuqezinjtë që të mos ndërtojnë aksione nga mbrapa dhe në këto momente vetëm të nisin topa të gjatë drejt Uzunit e Brojës.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

0’ Vonesa në nisjen e ndeshjes për shkak të hedhjes së letrave në fushë nga tifozët e Shqipërisë pas një prej portave.

bandicam 2022-06-10 20-49-56-250

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: E. Reja

IZRAELI: Marçiano, Dasa, Goldberg, Vitor, Leidner, Peretz, Karzev, Xhaber, Solomon, Abada, Vaisman.
Trajner: A. Hazan

sdfsdfsdfdsfdsfdffd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"