VIDEO/ Shmanget tragjedia në Ligën e Konferencës, futbollistët përplasen me huliganët për të shpëtuar familjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 10:27

VIDEO/ Shmanget tragjedia në Ligën e Konferencës, futbollistët përplasen me huliganët për të shpëtuar familjet

Uest Ham arriti të kalonte në finalen e Ligës së Konferencës, pasi eliminoi skuadrën e AZ Alkmar në gjysmëfinalen e dytë. Fundi i ndeshjes së zhvilluar në Holandë, mund të kthehej në tragjedi për shkak të ultrasve vendas.

az alkmar

Të maskuar dhe me kapuça të zinj, huliganët e AZ Alkmar kanë pushtuar tribunën ku ishin të vendosur tifozët anglezë dhe miqtë e familjarët e futbollistëve të Uest Ham. Menjëherë në drejtim të tribunës kanë shkuar edhe futbollistët të cilët kanë tentuar të shpëtojnë njerëzit e tyre, ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Mikael Antonio dhe Flain Douns ishin të parët që shkuan në tribuna ndërkohë që u ndoqën edhe nga Lukas Paketa e Said Benrama. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë ka shmangur një tragjedi të mundshme teksa me dhjetëra tifozë janë shoqëruar në polici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"