VIDEO/ Sherr mes tifozëve në finalen e kampionatit kosovar, policia shtrin përtokë të riun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 16:16

VIDEO/ Sherr mes tifozëve në finalen e kampionatit kosovar, policia shtrin përtokë të riun

Nuk mund të mungonte tensioni në ndeshjen finale të Superligës kosovare ku dy skuadra, Prishtina dhe Drita, diskutojnë titullin kampion.

Finalja

Ndeshja është duke u luajtur në Pejë, ku ka patur dyndje të madhe të tifozëve. Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, afër stadiumit “Shani Haxhiislami”, ka pasur një përleshje mes dy tifozervie, ku 3 persona janë arrestuar menjëherë. Në pamjet duken qartë forcat e rendi që shtrinë përtokë një tifoz të ri dhe e shoqërojnë për në polici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"