VIDEO/ Sërish dhunë në futbollin latin, goditet portieri dhe pjestari i stafit të San Lorencos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 20:08

VIDEO/ Sërish dhunë në futbollin latin, goditet portieri dhe pjestari i stafit të San Lorencos

Duket se futbolli latin nuk ka për të ndryshuar kurrë. Aty kur mendohet se janë bërë hapa pozitivë për të eliminuar dhunën nëpër ndeshje, ka përsëri ndeshje me këtë fenoment të pranishëm. Rasti më i fundit ka qenë në ndeshjen midis Deporte Temuko me ekipin e San Lorencos ku kilianët arritën të fitonin me rezultat 1-0.

San-Lorenco

Megjithatë edhe pas kësaj fitoreje do të jenë argjentinasit ata që do të kalojnë në fazën tjetër pasi e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-0. Në këtë ndeshje ishin të pranishme të gjitha. Sigurisht që edhe dhuna nuk mungoi. Tifozët kilianë goditën portierin e San Lorencos dhe përgatitësin fizik të ekipit argjentinas i cili u largua i gjakosur nga fusha e lojës.

Navarro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"