VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, “Mehmesi” shqiptar shënon një tjetër gol spektakolar në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 21:33

VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, “Mehmesi” shqiptar shënon një tjetër gol spektakolar në Angli

Anis Mehmeti është një nga futbollistët shqiptarë më në formë të momentit. Klubi i tij Ykombe, i ka vendosur epitetin “Mehmesi”, teksa talenti kuqezi po e justifikon mëse miri besimin që i është dhënë.

mehmeti5

22-vjeçari nxori mbrëmjen e sotme nga repertori i tij një tjetër gol spektakolar, duke vënë dhe njëherë në pah klasin e tij.

mehmeti

Në minutën e 35-të, Mehmeti depërtoi bukur nga e majta, teksa me një gjuajtje diagonal, e dërgoi topin në cepin e portës, duke dyfishuar shifrat në duelin ndaj Oksordit. Ky ishte goli i 9-të në 27 ndeshje për shqiptarin, i cili gjithashtu ka regjistruar edhe 3 asiste.

Me këto ritme, ftesa në Kombëtaren A të Shqipërisë duket shumë pranë, për mesfushorin që po shkëlqen në League One.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"