VIDEO/ Rudiger i bëri ndërhyrje horror, Pavard: Qafa më dhemb shumë, por ai…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 16:44

VIDEO/ Rudiger i bëri ndërhyrje horror, Pavard: Qafa më dhemb shumë, por ai…

Benxhamin Pavard, mbrojtësi i Francës, pësoi një ndërhyrje shumë të rëndë në qafë, në ndeshjen e mbrëmshme që “gjelat” luajtën ndaj Gjermanisë, nga kundërshtari Antoni Rudiger. Por, francezi refuzon të thotë se ajo ishte diçka e qëllimshme, edhe pse shprehet se i dhemb shumë qafa.

skysports-pavard-rudiger-germany_4413953

“Më dhemb shumë, por nuk mendoj se Rudiger e bëri me qëllim. Nuk e kam parë përsëritjen e atij rasti. Unë i ndërhyra atij, mora topin dhe ai më hyri me taka. Nuk e di se si më duket në pasqyrë, por më kanë thënë se bie shumë në sy. Por, ky ëshët futbolli. Nuk mendoj se ishte diçka e qëllimshme.” – deklaroi Pavard pas ndeshjes.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ishte vetë gjermani Rudiger, i cili përveçse i kishte kërkuar ndjesë menjëherë pas atij rasti, shfrytëzoi edhe rrjetet sociale për ta bërë diçka të tillë. “Më fal, Pavard, nuk ishte e qëllimtë. I kam kërkuar ndjesë atij menjëherë sapo ndodhi, dhe gjithashtu dua ta përdor këtë mundësi, për t’i uruar një shërim të shpejtë” – shkruan Rudiger në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"