VIDEO/ Robin Krasniqi bën arritjen historike, shqiptari i parë që shpallet kampion bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 12:40

VIDEO/ Robin Krasniqi bën arritjen historike, shqiptari i parë që shpallet kampion bote

Boksieri Robin Krasniqi bën arritjen historike, duke u bërë shqiptari i parë kampion bote në ring.

ROBIN KRASNIQI

Mbrëmjen e djeshme, Krasniqi ka mposhtur me “Knock Out” gjermanin Dominik Bozel, që në raundin e tretë. Bozel ishte kampion bote në kategorinë WBA dhe po luftonte për të mbrojtur titullin në peshën e mesme.

Megjithatë nuk ia doli dot ta mbronte, pasi shqiptari Robin Krasniqi ia doli ta mposhtë, duke u bërë ai kampion i botës. Në këtë mënyrë, Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampion bote, ndonëse ne boks ai përfaqësohet me flamurin e Gjermanisë.

Një arritje historike kjo për Krasniqin, që ka bërë krenar jo vetëm boksierin, por të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.


View this post on Instagram

Momenti i fitores së Robin Krasniqit ?❤️

A post shared by Klan Kosova (@klankosovaofficial) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"