VIDEO/ Rikthimi i rekordmenit Ronaldo nuk mjafton, Junajtid përmbyset në frymën e fundit! Grupet e Championsit nisin zjarr, gjyqtari akordon 4 penallti në Sevija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 23:23


VIDEO/ Rikthimi i rekordmenit Ronaldo nuk mjafton, Junajtid përmbyset në frymën e fundit! Grupet e Championsit nisin zjarr, gjyqtari akordon 4 penallti në Sevija

Start dramatik në grupet e Champions-it. Junajtid i rekordmentit Kristiano Ronaldo, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në turneun më presitigjioz për klube, teksa u mposht në transfertë me përmbysje nga kampionët e Jang Bojs.

uefa-champions.league-21-22-logo (2)

“Djajt e Kuq” kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të, me anë të CR7-tës, ndërkohë që Van Bisaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë Junajtid me 10 lojtarë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, vendasit përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Sebatçeun, i cili shtangu anglezët në sekondat e fundit. Një humbje dramatike kjo për Junajtid, që në total ka humbur 3 nga 5 sfidat e luajtura në total në Zvicër.

Ndërkohë sfida tjetër mes Sevijas dhe Salcburgut përfundoi në barazim 1-1. E veccanta e kësaj përballje është se u aktivizuan 4 penallti, 3 për Salcburgun, që arriti të shënonte vetëm 1 dhe 1 për Sevijan që u shndërrua në gol nga Rakitiç.

REZULTATET

JANG BOJS – MANÇESTER JUNAJTID 2-1

Ngamaleu 66′ , Sieabtçeu 90+5′ /Kristiano Ronaldo 13′ 

SEVIJA – SALCBURG 1-1

Rakitiç 42′ (p) / Adejemi 13′ (penallti e humbur), Suçiç 21′ (p), 37′ (Suciç humbet penallti)

We built him up…but Karim Adeyemi has just missed a penalty ❌

After VAR determined the Diego Carlos block was inside the box, the young talent put the spot-kick wide.

An early let-off for the hosts.#LLL
🧡🇪🇸⚽️ pic.twitter.com/0q18Hb9bjD

— La Liga Lowdown 🧡🇪🇸⚽️ (@LaLigaLowdown) September 14, 2021

FORMACIONET ZYRTARE: 

Jang Bojs sevija65

PANORAMASPORT.AL



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/