VIDEO / Rikthim me gol, sulmuesi i Shpresave gjen rrjetën në Superligën greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 10:49

VIDEO / Rikthim me gol, sulmuesi i Shpresave gjen rrjetën në Superligën greke

Fiorin Durmishaj ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e tij në elitën e futbollit grek. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa i ka dhënë fitoren skuadrës së Panionios duke shënuar golin e vetëm në suksesin ndaj Kerkyra.

durmishaj

Durmishaj ishte dhënë vazhdimisht në huazim gjatë sezoneve të fundit nga Panionios në skuadra si Kalithea dhe Lamia në kategorinë e dytë, që të kishte më shumë hapësira aktivizimi. Me kthimin në ekipin “mëmë”, ai ka treguar se tani është gati për të luajtur rregullisht në elitën e futbollit grek. Prova më e mirë ishte goli i minutës së 53-të që vulosi fatin e sfidës dhe që i dha tri pikët e para skuadrës së Panionios në këtë sezon.

Durmishaj është grumbulluar vazhdimisht në vitet e fundit me përfaqësuesen Shpresa, ndërsa ka luajtur në 3 ndeshje të eliminatoreve të kaluara të Europianit të U-21.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"